Report TV - Rrëzimi i avionit, piloti pranon: Ishte test për transport droge

  • 8 years ago
Një avion i vogël i llojit ?Piper?, i nisur nga Bari i Italisë është gjetur i rrëzuar pas një defekti në fshatin Gotull në grykëderdhjen e Ishmit, në Thumanë. Siç raporton nga vendi i ngjarjes gazetari i Report Tv, avioni drejtohej nga piloti italian Guido Andrea Guidi dhe ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:45.

Menjëherë pas marrjes në pyetje të pilotit ai ka pranuar se kishte ardhur në Shqipëri për të testuar pistën e improvizuar ndërkohë që ka shtuar se qëllimi ishte që rrugën tjetër të mund të merrte rreth 200 kilogram lëndë narkotike.

Po sipas burimeve, bëhet e ditur se piloti kishte ardhur edhe dy herë të tjera në Shqipëri.

Piloti, 69-vjeçari Guido Andrea Guidi, i cili udhëtonte i vetëm, fillimisht ka dëshmuar para policisë dhe ka thënë se ka qenë i detyruar të ulte avionin, pasi kishte pësuar një avari.

Recommended