Report TV - Mbyllet votimi në Dibër, pritet të nisë numërimi, pjesëmarrja 60%

  • 8 years ago
Zyrtarisht ka përfunduar në Dibër procesi i votimit, ndërsa kanë votuar 60% e popullsisë. Aktualisht kanë mbërritur në KZAZ numër 19 të gjitha kutitë e votimit.

Të fundit që iu bashkuan kutive të tjera, janë 3 kutitë e Lurës, zona më e largët nga qyteti i Peshkopisë.

Rreth orës 23:30 pritet të nisë procesi i numërimit të votave.

Procesi i dorëzimit të kutive ka qenë i qetë dhe pa incidente, ndërsa pas përfundimit të procesit të votimit dy partitë PS dhe PD kanë shpallur fitoren.

Në këtë garë kandiduan Muharrem Rama i Aleancës për Shqipërinë Europiane kandidat i cili ishte i pari në listë dhe mban numrin 1 në fletën e votimit si dhe Sherefedin Shehu i Aleancës për Punë dhe Dinjitet i cili është i dyti dhe mban numrin 2 në fletën e votimit.

Kandidati i majtë, Rama votoi rreth orës 10:00 në shkollën "Salim Alliu". Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ndërsa në një prononcim për mediat pas votimit, Rama është shprehur se për të është një ditë emocionuese. Gjithashtu ai i ka kërkuar dibranëve të votojnë masivisht ditën e sotme.

Pas kandidatit të ASHE, pritej që të votonte edhe kandidati i djathtë, Sherefedin Shehu, por ky i fundit ka komunikuar zyrtarisht se nuk do mund të votojë për shkaqe teknike, pasi nuk ka arritur që të regjistrohet në kohë në Dibër. Gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, Shehu tha se për të do të votojë e gjithë Dibra.

Recommended