Report TV - Vrasja e Konomit,Haluci: Shpresojmë të zbardhet nga Reforma në Drejtësi

  • 8 years ago
Sot 5 vite më parë në qendër të qytetit të Vlorës u ekzekutua me lëndë shpërthyese në automjetin e tij gjyqtari i Vlorës Skerdilajd Konomi dhe ndonëse kanë kaluar 5 vite vrasja nuk është zbardhur, por sipas kreut aktual të gjykatës së Vlorës shpresohet në zbardhjen e saj me ndryshimin e gjyqësorit, falë Reformës në Drejtësi.

?Me ndryshimin e sistemit shpresojmë të zbardhet dhe të bëhet një hetim i mirëfilltë për vrasjen e Konomit? tha ai.

Për të përkujtuar vrasjen e gjyqtarit, kolegët e tij, të afërm dhe qytetarë kanë shkuar tek vendi ku 5 vite më parë Skerdilajd Konomi u ekzekutua ku kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes.

Ata u nisën në këmbë nga godina e gjykatës deri tek rruga ku u ekzekutua Konomi dhe kanë ndezur qirinj në kujtim të tij.