Ora News – Kreditimi i ekonomisë në rënie të lirë, BSH: Ulet me 4 mld lekë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreditimi i ekonomisë shqiptare vijon që të jetë në rënie të lirë.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit korrik, bankat e nivelit të dytë kanë dhënë më pak kredi për ekonominë duke pësuar një ulje prej 4 miliardë lekësh në krahasim me qershorin.
Rënia e kredive është e përhapur pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë, si ndërtimi,industria nxjerrëse etj. Rënia e kreditimit në një ekonomi përkthehet në rënie e investimeve, ne më pak vende pune e më pak konsum.
Një problem mjaft i ndjeshëm për ekonominë shqiptare gjatë këtij muaji mbetet edhe rritja e nivelit të kredive të këqija të cilat pësuan një rritje me 1.5%. Sipas të dhënave ky është niveli më i lartë i kohëve të fundit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/kreditimi-i-ekonomise-ne-renie-te-lire-bsh-ulet-me-4-mld-leke/

Recommended