Ora News- Gjyqet shtet-biznes, subjektet përfitojnë nga amnistia nëse tërheqin paditë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga amnistia fiskale e qeverisë do të përfitojnë edhe bizneset që janë në proçese gjyqësore me Tatimet dhe Doganat, me kusht që të tërheqin paditë. Por për një pjesë të tyre, kjo mund të mos jetë e leverdisshme. Për gjobat dhe detyrimet e krijuara pas vitit 2011, amnistia fal vetëm 30% nëse paguan 70%-in tjetër. Një raport, që për një pjesë të bizneseve, që sot janë në gjyq me administratën, nuk garaton ndonjë përfitim të madh. Të dhënat tregojnë se në periudhën janar ? gusht të këtij viti, në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë dhe në Gjykatën Administrative të Apelit janë depozituar në total mbi 10.400 çështje.
Nga amnistia fiskale, që Qeveria pritet ta konkretizojë me drafte të veçanta në shtator, pritet të përfitojnë edhe bizneset që janë në proçes gjyqësor me administratën fiskale.
Por kjo me kushtin që të tërhiqen nga përballja gjyqësore me Tatimet dhe Doganat.
Burime nga Ministria e Financave shpjegojnë se edhe për këto biznese, amnistia do të ofrojë të njëjtat përfitime.
Falja fiskale e Qeverisë parashikon zerimin e të gjitha detyrimeve, interesave të detyrimeve dhe gjobave të krijuara deri më 31 dhjetor 2011.
Nga viti 2011, të gjithë debitorët nëse paguajnë 70% të detyrimit dhe interesit, iu falet pjesa tjetër prej 30% , si dhe 100% e gjobës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/gjyqet-shtet-biznes-subjektet-perfitojne-nga-amnistia-nese-terheqin-padite/

Recommended