Report TV - Drejtori i spitalit: Zani nuk vuante nga probleme të rënda psiqike

  • 8 years ago
Jorgo Zani, 30-vjeçari që i preu kokën kushëririt të tij, nuk vuante nga prombleme të rënda psiqike. Kështu shprehet në një lidhje telefonike për Report TV Drejtori i Spitalit Psikiatrik Vlorë, Kujtim Llapi. Ai thotë se Jorgo Zani ka qenë i shtruar në vitin 2015 në këtë spital, por më pas ka dalë për shkak se nuk kishte diagnozë të rëndë. Kujtim Llapi theksoi se 30-vjecari vuante nga çrregullime për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike.

?Kemi bërë verifikimë dhe na rezulton se ky person është paraqitur ne spitalin tonë në 20 tetor 2015 dhe është trajtuar deri në 5 nëntor 2015. Diagnoza e rastit në fjalë është çrregullim i personalitetit nga përdorimi i substancave narkotike", deklaron Kujtim Llapi.

Sipas Drejtorit të Spitalit Psikiatrik Vlorë, autori i vrasjes së 12-vjeçarit ka qendruar në Greqi dhe është trajtuar edhe atje për po të njëjtën diagnozë. Sipas tij, diagnoza e Jorgo Zanin nuk klasifikohet shumë e rëndë.

Recommended