Report TV - Shkodër,banorët të traumatizuar për vrasjen e punonjësit të OSHEE-së

  • 8 years ago
Një ditë pas vrasjes së punonjësit të OSHEE-së në fshatin Oblike të Shkodrës, banorët shprehen të traumatizuar për ngjarjen e ndodhur. Sipas banoreve , Zamir Velaj ishte një person i qetë pa problem, dhe se ajo që i ndodhi atij ishte një fatkeqësi, pasi punonjësi i OSHEE-së po kryente detyrën e tij.

Zona e Oblikës në njësinë Administrative Ana e Malit vijon të mbetet debitore ndaj OSHEE-së, ndërsa dhjetëra familjeve u është ndërprerë energjia elektrike prej ditësh. Ndërprerje të tilla kanë ndodhur edhe më parë në këtë zonë, ku para pak kohësh banorët bllokuan rrugën në shenjë proteste, ndërsa seria e ngjarjeve kulmoi me vrasjen e punonjësit Zamir Velaj.

Recommended