Report TV - Drejtori Gjet Ndoj: Hapen arkivat sekrete të Vatikanit për Shqipërinë

  • 8 years ago
Drejtori i përgjithshëm i arkivës së shtetit Gjet Ndoj ka pohuar se pas bashkëpunimeve me arkivat e vendeve të ndryshme si Turqia, Hungaria, Mali i Zi, Kroacia dhe Italia Shqipëria do të ketë akses edhe në arkivat sekrete të Vatikanit.

Më tej drejtori i përgjithshëm i arkivës së shtetit thekson se bashkëpunimi me arkivat Historike të Vatikanit bëhet me synimin për të shkëmbyer dokumente të rëndësishme të ngjarjeve të mëdha historike.

Me shumë interes tjetër është edhe bashkëpunimi me arkivat e Dubrovnikut, ku Arkiva e shtetit ngulmon për dokumentet e periudhës dalmate në kohën e lulëzimit të principatave të Arbërit.

Recommended