Report TV - Meta dhe Basha filmohen bashkë në Konventën e Demokratëve në SHBA

  • 8 years ago
Me ftesë të Partisë Demokratike amerikane dhe Institutit Kombëtar Demokratik kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta ndodhen në SHBA, ndërsa janë filmuar bashkë gjatë takimeve me disa personalitete, krerë shtetesh dhe homologë.

Lideri i opozitës Basha u takua me drejtues të lartë të Partisë Demokratike amerikane, senatorë dhe kongresmenë të pranishëm në Konventë, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të PD.

Kreu i demokrateve u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Popullore Europiane, Antonio López-Istúriz, i cili vlerësoi rolin e Partisë Demokratike në realizimin e amendamenteve kushtetuese bazuar në standardet më të mira europiane.

López rikonfirmoi gjithë mbështetjen e PPE-së për Partinë Demokratike në rrugën e saj të rikthimit në pushtet dhe krijimit të alternativës që do tu japë shpresë dhe zhvillim shqiptarëve dhe garantojë ecjen e sigurt drejt integrimit europian.

Në takimin me eurodeputetin Knut Fleckenstein, Basha i shprehu mirënjohjen për kontributin e tij të vyer për Reformën në Drejtësi.

Basha u shpreh se ndihma e Knut Fleckenstein dhe e Kukan ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme në kushtet kur ndonëse Reforma në Drejtesi nuk kishte prej fillimit asnjë kundërshti, konsensusi politik kishte armiq të egër të cilët bënë gjithçka për të përjashtuar opozitën.

Lideri i opozitës u takua edhe me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, kontributi i së cilës sipas Bashës është i pazëvendësueshëm për çlirimin e Kosovës.

Nuk munguan takimet edhe me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, me ish ?presidenten Atifete Jahjaga me eurodeputeten Tanja Fajon si dhe me ministra të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Recommended