Ora News – Kuvendi, nesër seanca e fundit, deputetët marrin pushimet

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nesër Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë projekligjet e fundit, përpara se deputetët të marrin pushimet. Veç ligjeve në axhendën e Parlamentit, pritet të votohet edhe zgjatja deri në dhjetor e mandatit të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, që do duhet të punojë për ligjet që e bëjnë të zbatueshëm reformën. Sesioni i 7 i Kuvendit do të nisë në 5 shtator.

E hëna, e shpallur ditë pushimi për administratën me vendim qeverie, do të shënojë edhe seancën e fundit të sesionit të 6 të Kuvendit të Shqipërisë, legjislatura e tetë.

Rendi i ditës së seancës ka 8 pika, mes të cilave dy marrëveshje koncesionare, ndryshime në kodin penal dhe ligji për rivlersimin e pasurisë.

Por kuvendi i Shqipërisë, pritet të miratoje vendimin për zgjatjen e mandatit të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, që duhet të mbyllte punën në 27 korrik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/neser-seanca-e-fundit-deputetet-marrin-pushimet/

Recommended