Ora News – Librazhd, fermerët e Steblevës nuk kanë marrë asnjë subvencion prej 3 vitesh

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fermerët e Steblevës në Librazhd, zonë e njohur për kultivimin e kulturave bujqësore dhe zhvillimin e blegtorisë, ngrenë shqetësimin e mungesës së subvencioneve.
Banorët e zonës thonë se asnjë ndihmë nuk u ka ardhur nga shteti, pavarësisht se jetesën e kanë të bazuar tek sektori i bujqësisë, dhe prej 3 vitesh nuk kanë marrë asnjë lloj formë subvencioni.
?Nuk kemi asnjë lloj ndihme, përkundrazi pengesa nga drejtoria e qarkut Elbasan, AZHBR. Kemi 3 vjet që nuk kemi marrë subvencione? thotë një banorë.
Në lidhje me shqetësimin e ngritur nga fermerët e Steblevës, Drejtoria Rajonale e Bujqësisë në Elbasan thotë se per këtë vit kanë aplikuar vetëm 35 fermerë, ndonëse numri i dhënë nga ministria është për subvencionim të 210 fermerëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fermeret-e-stebleves-nuk-kane-marre-asnje-subvencion-prej-3-vitesh/

Recommended