Report TV - "Tritoli", Krimet e Rënda japin 1 dënim përjetë dhe 85 vite burg
  • 8 years ago
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot dënimet për 7 të arrestuarit e bandës së tritolit, me në krye vrasësin serial, Julian Sinanaj. Një dënim me burg përjetë dhe 85 vite burg përjetë janë dënimet e Gjykatës.

Për Julian Sinanajn, i akuzuar për vepra të rënda penale si vrasje, Prokuroria kërkoi 35 vite burg dhe po kjo masë ndëshkimore u la në fuqi nga Krimet e Rënda.

Mbi Julian Sinanajn rëndojnë 15 akuza, ndërsa dyshohet si ekzekutori i të gjitha vrasjeve me armë zjarri dhe vendosje tritoli.

Me burgim të përjetshëm u dënua Andon Mëhillaj, i akuzuar si porositës i vrasjeve me pagesë në Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Kushëriri i tij, Genis Mëhillaj, mbi të cilin rëndon gjithashtu e njëjta akuzë, u dënua me 10 vite burg, ndërsa Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm.

Gjykata dha 19 vite burg për Marion Mitron, ndërsa Prokuroria kërkoi 26 vite burg.

8 vite burg u dhanë për Ndriçim Gjokonën, 8 vjet për Albin Mexhajn, nga 11 vjet që kërkoi akuza, si dhe 5 vite burg për Ilir Karçinin, ishin dënimet e Krimeve të Rënda për tre anëtarët e tjerë të "bandës së tritolit".
Recommended