Kosovë, demarkacioni votohet këtë jave në Kuvend - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria e Kosovës ndërmerr hapa konkrete per ratifikimin ne kuvend te marrëveshjes per demarkacionin me Malin e Zi. Sipas burimeve zyrtare, dokumenti është derguar tashme ne Kuvend dhe pritet te hidhet per votim ne seancën e kësaj jave. Ndërkohë, dy subjektet politike opozitare, AAK dhe Nisma tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në seancën plenare ku pritet të jetë për diskutim çështja e demarkacionit me Malin e Zi. Ende nuk dihet se çfarë pozicioni do te mbaje lëvizja Vetëvendosje, por kjo force politike ka qene kategorikisht kundër marrëveshjes, duke e cilësuar ate si tradhti ndaj Kosovës, me lëshim territoresh. Duket se kjo lëvizje e qeverise se Kosovës behet menjëherë pas vizitës ne Prishtine te zyrtares se larte te Departamentit Amerikan te Shtetit, Viktoria Nuland dhe thirrjeve te vazhdueshme te Brukselit se pa miratimin e marrëveshjes se demarkacionit, Kosova nuk mund te përfitojë nga liberalizimi i vizave.
Recommended