Finalizohet demarkacioni mes Malit të Zi dhe Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidentet e Kosovës dhe Malit të Zi arrijnë marrëveshjen historike për demarkacionin dhe i kërkojnë në unision parlamentit në Prishtinë të miratojë pa vonesë marrëveshjen për vijën kufitare.



Ndërsa uroi qytetarët për 10 vjetorin e pavarësisë, Hashim Thaçi sqaroi deklaratën e arritur me homologun malazez Filip Vujanoviç.



?Duke vlerësuar dhe vullnetin e mirë të autoriteteve të Malit të Zi, dua të shpalos para jush, se në 48 orët e fundit, pas përpjekjeve prej 2 vitesh e gjysme, unë si president I Kosovës, dhe në emër të atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, nxjerrim një deklaratë të përbashkët, që inkurajojmë kuvendin e Kosovës të ratifikojë marrëveshjen për kufirin e nënshkruar në Vjenë në 26 gusht në vitin 2015.?



I pyetur nëse kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është pajtuar apo jo me këtë marrëveshje, Thaçi shprehet se ai e ka pranuar deklaratën, dhe beson se Haradinaj do të ketë një qëndrim shumë të qartë, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës t?i jepet e drejta të udhëtojnë pa viza.



?Jam takuar me kryeministrin Haradinaj. Ka pranuar deklaratën nga ana ime. Kemi pasur një bisede shumë të mirë. Shpresoj dhe besoj që kryeministri do te këtë qëndrim shumë të qartë. Sa i përket deklarimit zyrtar i mbetet atij të prezantojë vendimin zyrtar. Angazhimi im ka qenë i konsultuar. Prandaj mendoj se me këtë deklarata e përbashkët gjendet edhe vullneti ynë edhe mundësia e korrigjimit dhe shqyrtimit të çështjeve të mëhershme nga partitë politike apo qytetarët. E di që ka vullnet më të mirë për të lëviz përpara.?



Ndërkohë kryeministri Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook mëngjesin e kësaj të premteje, njoftoi qytetarët se u arrit aneks-marrëveshja për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e Demarkacionit me Malin e Zi.



?Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja per ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen. Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç, në formën e aneks-marrëveshjes si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë. Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë.?



Demarkacioni me Malin e Zi është një ndër kushtet e Bashkimit Europian për liberalizimin e Vizave. I pyetur nëse ka garanci nga BE, se sapo të ndodhë ratifikimi i marrëveshjes së kufirit, Thaçi sqaroi se nuk do të ketë pengesa.



Ai gjithashtu tha për mediat se presidenti I Komisionit Europian, Zhan Klod Junker shumë shpejt do të vizitojë Kosovën, ku do të flasë për liberalizimin e vizave, ndaj ...
Recommended