Ora News – 58 milion lekë grante bizneseve për vitalizimin e tregut të vjetër të Korçës

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Korcë u prezantua projekti për rivitalizimin e Pazarit të Vjetër. Projekti konsiston ne mbeshtetjen me grante dhe lehtesi fiskale per 30 bisneset e para. përmes një fondi prej 58 milion lekësh.
Zëvëndëskryeministri Niko Peleshi dhe dhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik Milva Ekonomi theksuan se ky projekti është model i bashkëpunimit qeveri- njësi vendore- biznes si e vetmja mënyrë që një vend me shumë nevoja por jo shumë fonde t?ja dale të çojë përpara zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë.
Përfaqësuesi i Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim tha se kjo nismë ka për qëllim zhvillimin e biznesin si rrugë për të rritur mirëqenien në një qytet.
Projekti synon zhvillimin e zonës së restauruar të Pazarit të Vjetër të Korçës përmes një programi financimi për të afruar biznese strategjike për zhvillimin e zonës, zgjerimin e shërbimeve për vizitorët, rritjen e kapacitetit të tregtisë, si dhe krijimin e një qasje të një zone të re të zhvilluar e tërheqëse të qytetit të Korçës për të ruajtur elementët tradicional të trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit të një zone tregtare në Pazarin e Vjetër të qytetit të Korçës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/58-milion-leke-grante-bizneseve-per-vitalizimin-e-tregut-te-vjeter-te-korces/

Recommended