Kosovë, Demarkacioni shtyn liberalizimin e vizave - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 8 years ago
Raportuesja e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon njoftoi shtyrjen e vendimit, i cili pritej të merrej në mesin e korrikut në Komitetin për Çështjet e Brendshme. Shkak është bërë mosratifikimi i marrëveshjes për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi nga ana e Parlamentit të Kosovës, pasi kjo çështje prej shumë kohësh ka sjellë debate, protesta dhe dhunë në Prishtinë.