Report TV - Wilton: S'mjafton vetëm miratimi në letër i reformës, duhet dhe zbatimi

  • 8 years ago
Zv/ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Eilton e ka konsideruar të gjatë rrugën e reformimit të sistemit të drejtësisë. Teksa data e votimit në Parlament është e afërt, Eilton apelon që kjo reformë të gjejë zbatim, pasi vetëm miratimi i saj në letër nuk mjafton.

?Është një reformë që kërkohet përzemërsisht nga populli i Shqipërisë, i cili ka treguar shumë durim në këtë proces. Ne kemi qenë mbështetës të procesit të reformës së drejtësisë. Mesazhi im kryesor sa i përket kësaj reforme është se në fund të fundit kërkohet edhe zbatimi i saj. Një reformë vetëm në letër nuk mjafton, por duhet një reformë e hedhur në praktikë në çdo sallë gjykate në Shqipëri?, tha Robert Eilton, kryetar në detyrë i OSBE-së.

Më tej ambasadori është ndalur edhe te fakti, që kjo reformë kërkohet nga çdo qytetar shqiptar dhe është bërë një punë e madhe nga ekspertët shqiptarë, ndërkombëtarë, vendet e BE-së dhe Amerika për arritjen e saj.

?Duket që të gjithë po thonë se ata e kërkojnë reformimin e drejtësisë?, tha Wilton.

Recommended