Ora News – Biznesi Shqipëri-Meksikë, ADA Group marrëveshje me Grupo Carso Holding

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkëthemeluesi i Info Telekom, Promarketing Albania dhe Digicom Albania, Marin Gjonaj si dhe Drejtuesi i Përgjithshëm i albaniannews.com, Ilir Kulla në cilësinë e përfaqësuesve të ADA Group, kanë zhvilluar një sërë takimesh biznesi gjatë javës së shkuar në Meksikë, të cilat kanë kulmuar me arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi të ndërsjelltë me Grupo Carso Holdings, që drejtohet nga Carlos Slim Domit. Ky i fundit është i biri i njeriut të pestë më të pasur të botës, Carlos Slim Helu.
Bashkëthemeluesi i Info Telekom, Promarketing Albania dhe Digicom Albania, Marin Gjonaj si dhe Drejtuesi i Përgjithshëm i albaniannews.com, Ilir Kulla kanë zhvilluar një sërë takimesh biznesi gjatë javës së shkuar në Meksikë, ku mund të theksohet arritja e një marrëveshjeje për bashkëpunim të ndërsjelltë me Grupo Carso Holdings, që drejtohet nga Carlos Slim Domit. Ky i fundit është një biznesmen mjaft i famshëm dhe është i biri i Carlos Slim Helu, që konsiderohet nga revista Forbes si njeriu i pestë më i pasur i botës. Palët kanë rënë dakord që t?a shtrijnë bashkëpunimin e tyre në fusha dhe sektorë të ndryshëm si teknologjia, komunikacioni, aktivitetet tregtare etj.
Carlos Slim është një prej biznesmenëve më të njohur në kontinentin amerikan dhe në mbarë botën. Ndërkohë, familja Slim është zotëron edhe fondacionin më të madh humanitar në amerikën latine.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/biznesi-shqiperi-meksike-ada-group-marreveshje-me-grupo-carso-holding/

Recommended