Pranga ish-drejtorit të doganës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia arrestoi 4 ish-zyrtarë të doganës mes tyre dhe kreu i degës së Beratit, pasi i shkaktuan shtetit një dëm prej 40 milionë lekësh. Sipas hetimeve të prokurorisë ata kanë favorizuar kompaninë e letrës ?Center Shqiptare? duke i fshirë asaj detyrimin nga sistemi tatimor i doganës. Të dyshuar dhe arrestuar për akuzat e shpërdorimit të detyrës e kontrabandës janë Evis Plaku, ish-kryetar i degës së doganës si dhe doganieret Dhame Xhaballo, Akion Hysi, dhe Arben Ulaj.Hetimet për këtë rast nisën pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili konstatoi dëmin ekonomik.Nga hetimi rezultoi se ish-kryetari i degës Doganore dhe grupi i kontrollit kane kryer veprime fiktive mbi kompaninë ?Center Shqiptare?. Nga kontrolli rutinor i realizuar mbi kete subjekt është nxjerre nje detyrim doganor ne vleren 14 milionë lekeve. Pak kohe pas ketij kontrolli lokal, nje grup i Drejtorisë se Përgjithshme realizoi nje audit ne Berat, ku shqyrtoi edhe praktiken e subjektit ?Center Shqiptare?. Pasi ketij momenti u përcaktua se detyrimi doganor i ketij subjekti ishte disa here me i larte, rreth 140 milionë leke, dhe per kete arsye kerkoi rivlerësimin e situatës nga grupi i Doganës Berat. Ky grup ushtroi serish kontroll dhe e nxorri detyrimin e subjektit privat rreth 4 milionë leke, pra serish shume here me te vogel se sa ishte parashikuar nga auditi i Drejtorisë se Përgjithshme te Doganave.

Recommended