Report TV - Basha: 80 mln $ e luksit të qeverisë 4 vite energji falas familjeve në nevojë

  • 8 years ago
Ulje taksash, mospagim të faturave të energjisë elektrike deri në 300 kilovat dhe një sërë lehtësish të tjera për familjet në nevojë ka premtuar lideri demokrat Lulzim Basha gjatë një vizite në Kamëz.

Gjatë një takimi me disa banorë, Basha tha se shteti i vjedh paratë për vetë, e për këtë arsye u heq nevojtarëve ndihmën ekonomike dhe u rrit barrën fiskale.

Banorët e Kamzës i shprehën shqetësimin kreut të Partisë Demokratike se janë pa punë, dhe se nuk kanë para as të ushqehen e as të mjekohen.

Në përgjigje të këtyre shqetësimeve, Basha tha se investimet në infrastrukturë që hapin vende pune do të jenë prioritet i qeverisë së drejtuar prej tij.

Ndërsa kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu u ankua se kjo bashki po përsekutohet duke mos i;u dhënë asnjë lek.

Recommended