Report TV - Berisha: Të huajt të jenë vëzhgues jo të bëjnë Reformën në Drejtësi

  • 8 years ago
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur sot kundër faktorit ndërkombëtar në vend ku ka thënë se të huajt nuk duhet të bëjnë Reformën në Drejtësi, por duhet që ta vëzhgojnë atë.

Berisha ka hedhur akuza ndaj mazhorancës qeverisëse ku ka thënë se ajo kërkon të kthehet në ekzekutiv për Refpormën në drejtësi.
Ai shtoi se, kjo reformë është jetike për vendin, por nga ana tjetër, tha se qeveria përjashtoi opozitën për të future nën kthetrat e saj këtë reformë.

? Të gjithë janë dakort që Reforma në Drejtësi të bëhet sipas Komisionit të Venecias. Faktori ndërkombëtar ose të huajt nuk duhet të bëjnë reformën, por duhet ta vëzhgojnë atë. Reformë sipas nenit 88 të Venecias, e votojmë që nesër. Rama është pengesë e Reformës në Drejtësi. Venecia foli, kryeministri që tregon vijën e kuqe, ka frikë. Do bëni drejtësinë e turpshme. Le të bien maskat, nëse doni drejtësi, e votojmë sipas nenit 88.Reforma është jetike për vendin. Opinion publik është i kryqëzuar. Kapitalizmi mbijeton me reforma. Qeveria me reformën synon të fusë në kthetra drejtësinë. Rama përjashtoi konsensusin. Rama me reformë nënkupton kthetrat e zeza mbi drejtësinë. Opozita shpëtoi reformën e drejtësisë nga Rama. Këta janë shakaxhinjtë e reformës. Qeveria kërkon të bëhet ekzekutiv i Drejtësisë? tha Berisha.

Ai ka shtuar se askush nuk e ka hedhur poshtë draftin e hartuar nga opozita dhe se ajo ishte e gatshme që ta votonte reformën me kusht që vetingu dhe katër institucionet të bëhen sipas Komisionit të Venecias.

Berisha ka kërkuar revolucion demokratik dhe mosbindje civile për të larguar sa më parë kryeministrin e vendit Edi Rama.

Recommended