Ora News – Basha: Deputetët e mazhorancës të mos përdoren politikisht nga Rama

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i PD, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit ka folur për futjen e draftit të reformës në drejtësi në kalendarin e Kuvendit.
Në përfundim të mbledhjes së grupit, Basha u shpreh i vendosur se nuk do të miratojë reformën me draftin e Edi Ramës. Ai akuzoi kryeministrin Rama si armikun e një reforme të pavarur. Basha i bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që mos përdoren politikisht nga Rama, ndërsa theksoi se reforma do të jetë vetëm sipas rekomandimit të Venecias.
Basha: Kryetari i PD dhe opozita është unanime me qëndrimin e saj për një reformë që lufton krimin. Me aktin e sotëm Rama është vetëdenoncuar si armiku i një reforme të tillë. Duke avancuar në mënyrë të një anshme kërkesën për të miratuar një draft kushtetues që kap drejtësinë, Rama ka marrë përsipër dështimin e sigurtë duke bërë të mundur shtyrjen me të paktën një vit të reformës në drejtësi dhe nga ana tjetër duke rrezikuar deligjitimimin e parlamentit dhe destabilizimin e Shqipërisë.
Ajo që kërkojmë është ta përfundojmë këtë proces për ti dhënë shqiptarëve drejtësinë që meritojnë ata dhe jo një peshqesh për Edi Ramën i cili ka 1001 arsye ti trembet një drejtësia e pavarur.
Qëndrimi ynë mbetetet zbatimi i rekomandimit 88. Refuzuesi është Rama, sepse armiku i drejtësisë së pavarur është Edi Rama.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-futja-e-njeanshme-e-draftit-ne-kuvend-anti-kushtetuese/

Recommended