Report TV - 100 gr tritol makinës te Fusha e Aviacionit, nuk ka të lënduar

  • 8 years ago
Një shpërthim me lëndë eksplozive u regjistrua rreth orës 3:00, të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën ?Artan Lenja?, pranë Fushës së Aviacionit në kryeqytet. Fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale dhe s'ka të lënduar në njerëz.

Eksplozivi dyshohet t'i jetë vendosur një automjeti të markës "Chervolet" me ngjyrë të kuqe me targa TR 9562 F, në pronësi të 34-vjeçarit të identifikuar nga policia me inicialet F.P.

Burime pranë vendit të ngjarjes pohojnë për Report tv se shpërthimi ka qënë I fortë, duke alarmuar banorët e zonës. Ndërkohë paraprakisht dyshohet që mjetit ti jetë vënë një sasi prej 100 gramësh lëndë plasë e llojit tritol.

Ekspertët kanë vënë re se në vatrën e shpërthimit është shkaktuar një gropë me një diametër rreth 5 cm të thellë dhe të gjerë. Lënda plasëse paraprakisht dyshohet të jetë aktivizuar me mekanizëm me fitil zjarr përcjellës.

Pas kryerjes së veprimeve në vendin e ngjarjes, policia hetuesit, janë duke intervistuar pronarin e automjetit, lidhur me konflikte apo probleme të mundshme që ai mund të ketë. Policia dyshon se lënda plasëse është vënë vetëm me qëllim për të trembur pronarin e automjetit, por pavarësisht kësaj janë duke u verifikuar konflikte apo probleme që mund të ketë pasur pronari i mjetit.

Recommended