Ora News – Manhatani flet shqip, paradë madhështore në nder të shenjtërimit të Nënë Terezës
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqiptarët në SHBA po mbajnë paradën vjetore tashmë tradicionale, ku po shfaqen fuqishëm simbolet, veshjet, kultura dhe tradita shqiptare, në qendrën më të njohur të në Manhatan nga rruga 27 deri në rrugën 38.
Kjo Paradë e organizuar nga ?Albanian Roots ? Rrënjët Shqiptare? kësaj here i kushtohet Nënë Terezës, e cila me 4 shtator shpallet e shenjtë, ndërsa meqë Senatori Marty Golden e shpalli 4 shtatorin në Nju Jork ?Dita e Nënë Terezës?, organizata e ka emëruar ?Grand Marshall? (kryetar) të paradës.
Ishte nisma e ?Rrënjëve shqiptare ? Albanian roots?, e cila mori mbështetjen e senatorit Marty Golden, i cili e propozoi rezolutën që 4 shtatori në Nju Jork të shpallet ?Dita e Nënë Terezës?, akt i cili miratua nga Senati i shtetit të Nju Jorkut.
Në këtë Paradë marrin pjesë shumë shoqata shqiptare dhe grupe shqiptare nga të gjitha trojet, përfshirë edhe ato nga Ulqini, Kanadaja etj..

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/manhatani-flet-shqip-parade-madheshtore-ne-nder-te-shenjterimit-te-nene-terezes/
Recommended