Koalicion pro Kosovës në Serbi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në parlamentin serb është krijuar një koalicion mes Partisë Liberal Demokrate të drejtuar nga Jovanovic dhe asaj të aksionit demokratik me kryetar Sulejman Uglajnin, e cila ka në programin e saj njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ky koalicion ka gjithsej gjashtë deputet në kuvendim me 250 ulëse. Partitë në fjalë, ajo e aksionit demokratik përfaqëson minoritetin boshnjak dhe ajo liberal-demokrate e ish-presidentit Tadic. Sipas mediave ne Prishtine, krahas Kosovës, ndër kërkesat e tjera të këtij koalicioni është dhe angazhimi maksimal i integrimit të Serbisë në BE dhe në NATO, si dhe thellimi i bashkëpunimit me Bosnje Hercegovinën. Zbehja e spektrit radikal në serbi, ka filluar të evidentohet pas hapjes së negociatave të BE-se me Serbinë dhe në një kohë kur Beogradi zyrtar ka mbi dy vjet që është angazhuar në një dialog me Kosovën në Bruksel.

Recommended