Serbi, rrëzohet autobusi me 45 shqiptarë të Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të shtunës në serbi ndërsa një autobus me 45 pasagjerë shqiptarë të Kosovës ka dale nga rruga duke u rrokullisur disa here. Për pasoje janë lënduar te paktën 35 persona, 10 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Në autobus ka patur dhe fëmijë. Aksidenti ka ndodhur në Rudarë pranë qytetit jugor te Kurshumlijes ne Serbi, ndërsa autobusi po udhëtonte nga Prishtina në drejtim të Salzburgut të Autrisë. Për këtë ngjarja ka reaguar vetë ministri i brendshëm i Serbisë i cili ka thënë se për momentin nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rendë. megjithatë mësohet se një nga pistat e hetimit mbetet dhe humbja e kontrollit të mjetit për shkak të shpejtësisë së lartë. sipas televizionit shtetëror serb aksidenti ndodhi në orën 6 e 40 të mëngjesit ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë ambulancat që kanë dërguar në spital të lënduarit. Ka qene drejtoresha e spitalit qe ka konfirmuar se 10 prej të plagosurve kanë fraktura të rënda, në kokë dhe në gjoks. Disa prej tyre, të cilët kanë kërkuar ndërhyrje të specializuar janë dërguar për kurim në qendrën klinike të Nishit.
Recommended