Tiranë - Qentë e rrugës, Veliaj: Mos kaloni në histeri, të ndahen kompetencat Bashki-Qeveri

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qentë e rrugës vijojnë te jenë një ndër shqetësimit dhe kërcënimet e shëndetit të popullatës, por Bashkia e Tiranës raporton për ulje të numrit të tyre. Nëpëmjet sterilizimit, Bashkia thotë se ka 1500 qen rrugë me pak krahasuar me 5 vite më parë. Por për të ndërhyrë me masa konkrete me qëllim frenimin e rrezikut të tyre, Veliaj kërkoi ndarje të qartë të kompetencave të pushtetit të bashkisë së Tiranës dhe pushtetit qëndror.
Vaksinimi dhe sterilizimi i qenve të rrugës sipas Bashkisë së Tiranës ka sjellë ulje me 1500 të numrit të tyre krahasuar me 5 vjet më parë.
Për këtë proçes ndaj këtyre kafshëve, kthyer në një rrezik infeksionesh e kafshimesh për popullatën, po punon një Qendër e Posaçme e hapur muaj më parë në zonën e Kombinatit.
Për incidentet e ndodhura tek qytetarët nga qentë e rrugës, Veliaj tha se nuk kjo nuk duhet të kthehet në një histerizim kolektiv.
Veliaj: Para se të kërkojmë që qentë të sillen si nejrëzit është shumë e rëndësishme që të kërkojmë që njerëzit të sillen si njerëzit.Nëse raporti është 100/1, pra ka 100 raste të dhunës së njeriut ndaj njeriut, për çdo rast të një incidenti të një kashfe me një njeri duhet të kemi parasysh këto fakte para se të reagojmë.Për herë të parë pas 5 vitesh nuk po rritet më popullsia e qenve.Është reduktuar me 1500 numri i qenve në Tiranë.
Me nota kritike, Bashkia e Tiranës kërkoi ndarje të qartë të kompetencave mes Qeverisë dhe Bashkisë. Në këtë rast Veliaj i referohet 3 çështjeve kryesore dhe aktuale në Tiranë: qentë e rrugës dhe ata me pronarë, ndotja akustike dhe ndotja mjedisore.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/qente-e-rruges-veliaj-mos-kaloni-ne-histeri-te-ndahen-kompetencat-bashki-qeveri/