Pr/ligji për financat vendore, Dalipi: Ngrihet grupi i punës, me transparencë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria Financave ka ndërmarrë nismën për hartimin e projektligjit për financat vendore, i cili hartohet për herë të parë në Shqipëri. Ky projektligj vjen pas ligjit për vetëqeverisjen vendore dhe reformës administrative territoriale.
Tashmë është ngritur edhe grupi i punës, i cili ka nisur konsultimet me grupet e interesit për hartimin e projektligjit, që pritet të zgjidhë një nga problemet më të mëdha në ciklin e buxhetimit të financave vendore
Pjesë e grupit të punë është edhe Shoqata e Qarqeve, kreu i së cilës Aldrin Dalipi theksoi Ora News se hartimi i projekt ligjit për financat vendore është i vonuar.
Dalipi: Një ligj që do të konsolidonte funksionimin e bashkive dhe qarqeve për mënyrën sesi duhet të operojnë me financat me përcaktime të qarta që të mos mbetet më në aspektin që një kryetar bashkie e njeh apo jo ministrin e Financave apo të lobojë në qeveri kush merr më shumë dhe kush më pak, por të ketë kritere të qarta si përfitohen financat vendore në raport me bashkitë që performojnë më mirë në mbledhjen e të ardhurave.
Dalipi theksoi se puna për hartimin e projektligjit për financat vendore do të bëhet në mënyrë transparente:

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/prligji-per-financat-vendore-dalipi-ngrihet-grupi-i-punes-me-transparence/

Recommended