Reforma në Drejtësi - Meta ftesë Lulzim Bashës për takim deri të hënën

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi pak momente më parë se i kishte dërguar zyrtarisht një ftesë kryetarit të Partisë Demokratike për takim në kuadër të reformës në drejtësi. Meta vuri si afat të fundit ditën e hënë, duke theksuar se tashmë ishte shumë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
Meta: Si kryetar i Kuvendit, i kam dërguar sot një ftesë dhe kërkesë zyrtare kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për t?u takuar me të në çdo kohë që ai e çmon të arsyeshme dhe në çfarë do lloj formati, mundësisht deri ditën e hënë, pasi jam i bindur se jemi tashmë të vonuar në kalendarin për ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi, e cila nuk është përfshirë deri më tani për arsye të mos arritjes së kompromisit përfundimtar.
Jemi në krizë me kohën dhe duhet të reflektojmë dhe të lëvizim sa më shpejt në mënyrë që ky proces të zhvillohet me cilësinë e duhur, sipas standardeve të Venecias, por edhe sipas sugjerimeve të EURALIUS dhe OPDAT-t.
Jemi në krizë kohe sepse duhet të ishte përfshirë me kohë në kalendarin e Kuvendit, por unë besoj që me vullnetin e të gjitha palëve dhe me vullnetin e opozitës, shpresoj shumë, që ta miratojmë sa më parë dhe ta fitojmë kohën që kemi humbur. Unë jam i hapur për cdo format të takimit. Jam shumë fleksibël e bashkëpunues.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/meta-ftese-lulzim-bashes-per-takim-deri-te-henen/

Recommended