Report TV - Pezullimi i Çakos,Tahiri:Gjyqtari Aliaj liroi vrasës, i korruptuar

  • 8 years ago
Me tone mjaft të ashpra e ka akuzuar ministri i Brendshëm gjyqtarin që ka firmosur pezullimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të policisë së shtetit Haki Çako nëj ditë më parë. Ai e ka cilësuar gjyqtarin Arjan Aliaj si të korruptuar e madje ka renditur disa raste që ai ka gjykuar që janë vrasës e përdhunues të cilët sipas Tahirit i ka lënë të lirë.

"Dje publiku u bë me dije për një vendim gjykate për pezullimin nga detyra të drejtorit të policisë së shtetit. Por kush është gjyqtari që mori vendim për një njeri të ndershëm? Një gjyqtar i shkarkuar për korrupsion dhe mos përmbushje të detyrës. Liroi nga burgu të paktën 7 herë njerëz të akuzuar për vepra më të rënda penale, përdhunim, marrëdhënie seksuale me dhunë, vjedhje me armë. Ky gjyqtar u shkarkua. Papritmtas, disa vite më pas kthehet prapë në detyrë. Po si mund të kthehet në detyrë një gjyqtar që liron nga burgu një përdhunues, vrasës? Sot ky gjyqtar ka guximin moral për të mos thënë kurajon institucionale për të shkelur ligjin dhe dhënë një vendim politik. Ky gjyqtar është fytyra e vërtetë e nga ata që nuk duan reformën në drejtësi"- tha Tahiri

Sipas ministrit Tahiri Çako është një njeri i ndershëm i cili ka kryer detyrën e tij ndërkohë që gjyqtari ishte i shkarkuar për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës por është kthyer sërish në detyrë.

"Ka liruar nga burgu njerëz që kanë kryer vepra të rënda penale. U shkarkua, por papritur kthehet prapë në detyrë. Si mund të kthehet në detyrë një gjyqtar që liron një vrasës nga burgu? Ky gjyqtar pati guximin moral për të shkelur ligjin e për të dhënë një vendim tërësisht politik. Ky gjyqtar është fytyra e vërtetë e atyre që mbrohen nga ata që nuk e duan reformën në drejtësi. Është përfaqësues i korporatës së të korruptuarve?, u shpreh Tahiri.

Këto deklarata ministri i Brendshëm i ka bërë nga aktiviteti për 1-vjetorin e Komisariatit dixhital nismë e policisë së shtetit për të përfshirë qytetarët në denoncimin e rasteve të shkeljes së ligjit. Në fjalën e tij ministri Tahiri tha se çdo ditë regjistrohen mbi 100 klikime tek Komisariati

Recommended