Ora News – Basha- Kotzias: Ligji i luftës dhe çështja çame duhen zgjidhur sa më parë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e dytë të vizitës në Tiranë, ministri i Jashtëm grek, Nikolaos Kotzias ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Gjatë bisedës, Basha ka theksuar se marrëdhëniet midis dy vendeve ka çështje të mprehta që duhen trajtuar pa paragjykime dhe me kurajë për të gjetur rrugët e zgjidhjes përmes një dialogu dhe veprimi të sinqertë mes dy palëve.
Basha shprehu shqetësim se prej tre vitesh ka shumë retorike dhe propagandë por nuk ka asnjë veprim konkret nga ana e dy qeverive në zgjidhjen e problemeve të mbetura pezull.
Çështja e statusit absurd të ligjit të luftës, trajtimi i të drejtës së popullatës Çame si e drejtë themelore e njeriut, të drejtat pronësore të shqiptarëve në Greqi dhe çështje te tjera të mbetura pezull midis dy vendeve meritojnë të trajtohen e zgjidhen sa më parë duke demonstruar vullnet të përbashkët dhe vizion evropian.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-kotzias-prej-tre-vitesh-retorike-per-ceshtjet-e-mprehta-midis-dy-vendeve/

Recommended