Ora News – Korçë, dhunohen mjekët e Urgjencës, pacienti i dehur thyen xhama e pajisje

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një i ri në gjendje të dehur ka hyrë në ambjentet e urgjencës në spitalin rajonal të Korçës ku është konfliktuar me bluzat e bardha dhe më pas ka thyer me karrige xhamat e godinës dhe disa pajisje mjekësore. Ngjarja është verifikuar pak pas mesnate, pak momente pas mbërritjes së një shtetaseje, e cila ishte transportuar me urgjencë nga Maliqi për shkak të problemeve shëndetësore. Pasi kanë denoncuar rastin e dhunës tek autoritetet, mjekët kanë apeluar për shmangien e këtyre precedentëve.
Nje person në gjendje të dehur ka terrorizuar bluzat e bardha në urgjencën e spitalit rajonal të Korçës, duke dëmtuar dhe ambjentet.
Ngjarja ndodhi pas mesnate, kur një i ri nga Maliqi kishte shoqëruar një të afërme për mjekim më të specializuar në spitalin e Korçës.
21-vjeçari me iniciale K.Xh është konfliktuar fillimisht verbalisht me personelin mjekësor, më pas rrëmbeu një karrige dhe ka thyer xhamat e urgjencës dhe pajisjet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dhunohen-mjeket-e-urgjences-pacienti-i-dehur-thyen-xhama-e-pajisje/

Recommended