Ora News – Aktorët e Shkodrës kthehen me 3 çmime ndërkombëtare, bashkia i ul pagat

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Janë kthyer nga Mitrovica me 3 çmime të para në festivalin mbarëkombëtar të Komedisë, por trupa e estradës profesioniste të teatrit ?Migjeni? nuk ka mundur ta gëzojë këtë sukses.
Sapo kanë mbërritur në qytetin e tyre, në vend të urimeve mësuan se bashkia Shkodër u kishte ulur pagat. Absurd ky vendim, pasi këshilli i ministrave pak javë më parë bëri publike rritjen e pagave për disa profesione, mes të cilave përfitues ishin edhe aktorët.
1% në bazë të viteve të punës dhe për disa aktorë me emër të trupës profesioniste të teatrit ?Migjeni?, sot ata duhet të kishin marrë 75 mijë lekë të vjetra më shumë.
Por bashkia Shkodër me një vendim të kaluar në këshillin bashkiak lëvizi një tjetër gurë, duke ulur shpenzimet dhe ndërhyrja u bë tek paga bazë e këtyre aktorëve. Nga ky reduktim, sot aktorët sërish marrin po aq sa dje, me një rritje të papërfillshme prej 7 deri në 10 mijë lekë të vjetra.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aktoret-e-shkodres-kthehen-me-3-cmime-nderkombetare-bashkia-i-ul-pagat/

Recommended