“Drejtësia”, ndërkombëtarët shtojnë presionin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur nga takimi mes kryeministrit Rama dhe liderit te opozitës Lulzim Basha na ndajnë vetëm dy dite lobimi i ndërkombëtareve per miratimin e reformës ne drejtësi, ka kaluar kufijtë e ambasadoreve e është ngritur ne nje nivel me te larte duke kaluar tek komunikimi i drejtpërdrejte nga Uashingtoni. Paraditen e se shtunës zyra prane ish-kryeministrit Sali Berisha ka nxjerre njoftim zyrtar per bisedën telefonike qe ndihmes sekretarja amerikane e shtetit Viktoria Nuland, zhvilloi me ish-kryeministrin Sali Berisha nje dite me pare.Sipas njoftimit te zyrës se shtypit pranë ish-kryeministrit, ndihmes sekretarja e shtetit Nuland theksoi rendesine e madhe te kësaj reforme per integrimin e Shqipërisë ne Evrope dhe shprehu vlerësimin e saj ne përpjekjet e fundit te ambasadoreve te SHBA dhe BE për nje kompromis midis palëve ne ditet qe vijnë. Nga ana e tij, ish-kryetari i demokrateve Berisha i ka bere te qarte ndihmës sekretares 3 kërkesat e opozitës e para jane vendet e rezervuara; e dyta thjeshtimi i arkitekturës dhe e treta kërkesa e opozitës per te votuar, se bashku me nenet e reformës ne drejtësi, edhe nenin per votimin dixhital biometrik. Përveç arkitekturës dhe reformës zgjedhore pengese per arritjen e kompromisit duket se është edhe këmbëngulja e opozitës per vendet e rezervuara; formule qe parashikon qe vendet ne institucionet kryesore te drejtësisë te ndahen 2 per shumicën e dy per opozitën dhe nje per shoqërinë civile. Pikërisht ne ditën kur lideri i mazhorances Rama njoftoi se është i gatshëm te pranoje votimin me 94 vota per anëtaret e institucioneve, nje kërkese e hershme e demokrateve kjo, këmbëngulja e Sali Berishës per formulën e vendeve te rezervuara duket se e ben te paarritshëm kompromisin. Kjo pasi e gjithë reforma ka pasur ne fokus qe politika t?i mbaje duart larg gjyqësorit e ne kete rast ndërhyrja e politikes legjitimohet dhe thelbi i reformës ne drejtësi zhbëhet.Ne kete situate ajo qe bie ne sy është edhe vendosja e Sali Berishës si negociator me kushte te përcaktuara mire duke e vendosur kryetarin e PD Lulzim Basha para faktit te kryer. I gjithë ky konfigurim i skenës politike dhe lëvizjet e fundit te opozitës te lene te kuptosh se telefonatat e Nuland me Berishen e Bashen, nuk do t?ia arrijnë qëllimit; qe mes palëve te kete kompromis e reforma ne drejtësi te votohet.

Recommended