“Bomba” e Haradinaj: Ndërkombëtarët kërkojnë të japim Veriun - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Deklarata e Kadri Veselit se qeveria e Kosovës duhet te marrë në konsideratë heqjen për 120 ditë të taksës së mallrave ndaj Serbisë, nuk I ka pëlqyer kryeministrit Haradinaj. Veseli e argumentoi këtë kërkesë të tijin me faktin se kjo që po kërkohej nga SHBA dhe Kosova duhet ta dëgjonte vendin mik që e ka ndihmuar shumë ndër vite.Por Haradinaj i kujton Kadri Veselit se politika e Kosovës nuk e dëgjoi Amerikën kur tentoi të shfuqizojë Gjykatën Speciale, ndërsa tani qenka e nevojshme kjo gjë. Kryeministri shkoi më tej teksa tha se tentativa për të shfuqizuar Specialen ishte bërë ngaqe Kadri Veseli dhe Hashim Thaci I trembeshin ngritjes së kësaj Gjykate.?Nëse ne ja çelim derën për 120 ditë mallrave serbë, nuk kemi nevojë me e mbyll më, se ajo nuk e ka më vleftën e vet. Se ai mall që hyn për ato 120 ditë është këtu për 10 vjet. Është mirë të jemi të sinqertë me miqtë tanë, me Amerikën, që ti tregojmë që po na dhemb përse po i bëjmë këto?.Haradinaj u ndal tek përmbyllja e marrëveshjes Kosovë-Serbi ku lëshoi një tjetër deklaratë të fortë. Ai tha se po përballet me presionin ndërkombëtar që në këmbim të njohjes së Kosovës nga Serbia, Kosova të japë një pjesë të territorit në veri, ose të krijohet një Republikë brenda Kosovës.Haradinaj i bëri apel politikës kosovare që të jetë e unifikuar në qëndrimin se taksa për mallrat serbe do të hiqet vetëm nëse Beogradi zyrtar njeh Kosovën si shtet.?Kërkohet që të përmbyllet marrëveshja Kosovë-Serbi dhe është mirë që të përmbyllët. Ne e kemi kërkuar këtë gjë nga bashkësia ndërkombëtare. Por, ndërkombëtarët na kanë thënë se cfare ofroni ju që tiu njohë Serbia, vazhdimisht na e kanë bërë këtë pyetje. Ne i kemi thënë se i kemi 20 mijë të dhunuara, persona të zhdukur. Atëherë kanë kërkuar që ne të japim veriune Kosovës, atje ku kemi disa miniera. Dhe kanë thënë jepne ju një sipërfaqe tokë se ju njohin, ose nëse nuk jepni tokë jepni një republikë brenda Kosovës, një Zajednicë. Për këtë arsye e mendojmë si send normal se ju e keni pa Amerika dhe Kina tani janë në një luftë tregtare. Tani Anglia po ndahet nga BE. Unë po i lus kolegët e mi, edhe Kadrinë, edhe Hashimin, Albinin, Isën, nëse na e jep njohjen Serbia po ia kthejmë tregun se ja kemi marrë tregun. Nëse ne duhet ta kthejmë këtë treg, unë po ta jep tregun ti, ama ti më jep njohjen. Nuk besoj që po e teprojmë, mua po më vlen njohja shumë, pastaj ta jap tregun. Unë nuk kam për tia dhënë tregun Serbisë pa e marrë njohjen, le të dinë të gjithë. Kjo nuk është kundër Amerikës, ne e kemi armik Serbinë. Nuk japim Zajednicë, do të japim treg?.Haradinaj i bëri këto deklarata të forta në Akademinë Përkujtimore në 22- vjetorin e rënies së Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu në Junik.

Recommended