Di Maio në Vorë: Do japim ndihmën maksimale - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri i Jashtëm italian Di Maio inspekton banesat e dëmtuara në Vorë nga termeti i 26 nentorit.Kryediplomati italian Luigi Di Maio mesditën e kësaj të mërkurë ka mbërritur në Vorë, për të parë nga afër situatën në të cilën ndodhet banorët në këtë zonë pas dëmeve te konsiderueshme nga fatkeqesia natyrore.Di Maio deklaroi se Italia pervec pjeses se emergjences civile dhe tendave, po ndihmon ne vleresimin e demeve dhe pas kesaj procedure do te vijoje edhe me tej ndihmen per te prekurit nga termeti.?Afërsia e qeverisë italiane është dëshmuar edhe nëpërmjet pranisë së emergjencave civile edhe forcave zjarrfikëse. Këtë e dëshmon edhe ky kamp me tenda që është dhuruar nga qeveria italiane. Teksa i shpreh edhe njëherë ngushëllimet për viktimat e tërmetit të muajit të kaluar, theksoj se po ndihmojmë edhe në vlerësimin e dëmeve dhe në bazë të tyre do të japim ndihmën tonë për të ndihmuar në përballimin me sukses të kësaj situate. Një përqafim edhe për familjarët e viktimave të tërmetit. Populli italian është pranë popullit shqiptar sepse i lidh një miqësi e fortë.Në fjalën e tij diplomati është shprehur se Italia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, dhe do vijojë ta mbështesë edhe ndaj atyre vendeve që janë kundër zgjerimit të BE.Italia është në linjën e parë që mbështet fuqimisht Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE. Dhe integrimi në BE i Shqipërisë mund t?i japë mundësi sipërmarrjeve tona këtu të rriten dhe duke ofruar kështu mundësi të reja punësimi por edhe për rritjen ekonomike të vendit. BE në mënyrë të natyrshme duhet të bëjë pjesë të saj Shqipërinë dhe Maqedoninë.?
Recommended