Report TV - 'Drejtësia' , Rama para takimit me Bashën: Pranojmë votim me 2/3

  • 8 years ago
Dy ditë para takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha kryeminsitri Rama ka thënë se pranon votimin me 2/3 vetëm Reforma të miratohet e të mos zgjatet më. Këtë premtim kryeminsitri e bëri nga Kongresi i PDIU-së ku Rama mbajti fjalën përshëndetëse. Rama siguroi gjithahstu se Reforma do të kalojë javën e ardshme e cila do të cilësohet si java e së vërtetës.

"?Nuk kemi asnjë problem ne, duan 2/3, 2/3 le ti marrin. Nuk na intereson fare kjo pjesë.Duan të jenë dhe ata pjesë se kanë bërë një kusht, duhen votuar kandidaturat nga Parlamenti me 2/3 sa të jetë gjallë Edi Rama.Nuk ka problem.Nuk mund tu premtoj se do vdes kur të duan ata, por mund tu premtoj se deri sa të jem gjallë me 2/3, por një gjë po u them, e kam thënë disa herë.Kam thënë që reforma mund të kalojë dhe mund të kalonte dhjetorin e kaluar, kam thënë që mund të kalojë në shkurt, mars, prill. Po ju them që java e ardhshme është java e të vërtetës dhe e gjithë shumica jonë, PS-LSI-PDIU mbështet pa asnjë ngurim draftin e dakordësuar me SHBA dhe BE"-tha shefi i qeverisë Rama

Rama tha se PS dhe LSI janë gati për kompromis por kanë dy kushte të cilat sipas tij janë të panegociueshme em opozitën

"Ne, unë personalisht sëbashku me kryetarin e LSI kemi bërë çdo përpjekje dhe kemi testuar, unë më shumë se Iliri, se Iliri durimin e ka armën e vet më të fortë, unë nuk jam aq i durueshëm por këtë herë kam mësuar që duroj tej çdo durimi, për të krijuar kushtet që kjo reformë të votohet nga të gjithë. Kemi qenë dhe jemi të gatshëm për të gjithë kompromiset por me dy kushte: E para nuk ka kompromis mbi shtyllën themelore të reformës që është hedhja në erë e sistemit të korruptuar që mban bashkë gjykatës dhe prokurorë që nuk duhet të hetojnë dhe gjykojnë të tjerët, por duhet të hetohen dhe gjykohen nga drejtësia. Dhe kjo e garantuar përmes një skanimi me kontroll ndërkombëtar të pasurisë, karrierës, vendimarrjeve dhe aftësive. Vetëm pasi të kalojnë këtë test me standartet më të larta ndërkombëtare le të ulen nëpër punë dhe le të hetojnë dhe gjykojnë të tjerët. Kjo nuk negociohet. Ana tjetër, nuk negociohet ngrehina e sistemit, është një sistem i ri që do ngrihet mbi sistemin e vjetër që reforma do ta shembë sepse ky është vullneti i më shumë se 90% të shqiptarëve.-tha Rama në fjalën e tij

Recommended