Report TV - Hapet zyrtarisht per publikun Bienalja e arkitekturës në Venecia

  • 8 years ago
Në edicionin e 15-të të saj Shqipëria prezsantohet me dy vepra që tërhoqën vëmendjen e publikut menjëherë pas prezantimtit për median mbrëmjen e 26 majit.

Pavijonit shqiptar prezantohet me vepren e kuratoreve Simon Battisti, Leah Whitman-Salkin, Åbäke ?I Have Left You the Mountain një vepër e veçantë ku ndërthuren tinguj. Arti dhe politika dhe shpalosin një temë të madhe e të ndjeshme siç është emigracioni.

Vepra ka tërhequr menjëherë vëmendjen e vizitorëve të parë, të cilët të ulur në poltronet e veçanta zhyteshin në meditime ndërsa dëgjonin në sfond këngët e polifonisë Shqiptare ku flitet për ikjen, dhimbjen e ndarjes, mallin etj.

Të pyetur pas minutave të gjatë të meditimit, ata shpreheshin të mrekulluar nga forca e këtyre tingujve që përhapet në gjithë ambientin rreth tyre, duke i përfshirë në një dimension të panjohur e të pakrahasueshëm me asgjë tjetër.

Është një muzikë e veçantë që përçohet përmes zërave të këtyre burrave dhe grave qe edhe pse nuk i sheh, edhe pse nuk i ke përballe i ndjen kaq të pranishëm. Është fantastike kjo ndjesi. Ndërsa tema dhe tekstet e këtyre këngëve janë rrënqethëse. Emigrimi është kthyer sot në një plagë e madhe për botën...

Pavijoni shqiptar në Bienalen e arkitekturës në Venecia u promovua mbrëmjen e 26 majit nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila pasi ka falenderuar grupin e kuratorëve ka bërë një prezantim të ideve që përçon Shqipëria këtë vit përmes pavijonit të saj në Bienalen e arkitekturës në Venecia.

Perveç pavijonit Shqiptar një vend i veçantë i është rezervuar në hyrje të Bienales edhe kullës së ndërtuar nga studio belge në qendër të Tiranës, e cila është ekspozuar si një prej 10 kullave me të bukura në botë. E shoqëruar nga një minidokumentar kjo hapësirë u prezantua dje në mesditë për mediat.

Recommended