Report Tv-ArTubrina, Drama 'Nana' bën për vete publikun, duartrokitje edhe lot

  • 6 years ago
Kushtet ekonomike të një familje të thjeshtë shqiptare behën edhe më të vështira kur ndahet nga jeta i zoti i shtëpisë. Zonja e shtëpisë, shtatzënë, mbetet e ve në moshë shumë të re.

E gjendur në një shtëpi të vjetër dhe të ftohtë, shpirti i nanës ngrohet vetëm nga foshnja e saj, për të cilin sakrifikon përkundër mundësive dhe kushteve për rritjen e tij.

E kështu ndodhi, në shfaqjen ?Nana? me autore Arlinda Morinës dhe me regji të Munid Abazit, në skenën e ArTubrinës që u prezantua në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove. Nana që rrit një djalë të edukuar, të cilin e arsimon dhe lutjet që djalit të saj mos t?i mungojë asgjë në jetë. Kjo është e vetmja gjë që e bën të lumtur.

Kur afrohet dita që djali të bëhet dhëndër, gëzimi për nënën bëhet edhe më i madh, pa e ditur se gjërat do të ndryshojnë. Premtimet që djali-fëmijë, kishte bërë se s?do ta linte nënën asnjëherë vetëm, veniten dhe tjetërsohen. Tani qëllimet e tij janë të tjera; Të jetë i lumtur me bashkëshorten e tij.

Nusja e djalit kërkon që të drejtojë shtëpinë, prandaj sistemi i jetës nis të ndryshojë, derisa acarohen edhe marrëdhëniet nënë-bir. Gjithçka tjetërsohet. Djali heq dorë nga kujdesi ndaj të ëmës, e braktisë atë dhe largohet nga shtëpia me gruan e vet.

Gjatë gjithë kohës, nëna pyet veten, se ku gaboi në edukimin e të birit, çfarë bëri keq, për të merituar këtë ftohtësi prej tij. Përse premtimet që i kishin bërë njëri-tjetrit nuk u mbajtën?

Ndërsa, marrëdhënia mes çiftit vazhdon që të bëhet edhe më e vështirë, zënkat shtohen, derisa një ditë gruaja e braktisë të shoqin.

Gjendja shëndetësore e djalit, që mohoi nënën bëhet edhe më e vështirë dita-ditës, por qetësia e tij e vetme është vetëm: Falja e nënës. Vetëm pas faljes së nënës shpirti i tij bie në paqe.

Skenografia, kostumografia dhe muzika e shfaqjes së teatrit ?Teuta? në Mal të Zi plotësonin panoramën e kësaj shfaqje, që ishte kuruar thjesht dhe bukur për të mbetur gjatë në kujtesën e publikut shqiptar.

Recommended