Report TV - Fushë-Krujë, vidhet argjendaria ishte pak metra larg komisariatit

  • 8 years ago
Një argjendari që ndodhej vetëm pak metra larg komisariatit të policisë në Fushë- Krujë ka rënë pre e hajdutëve pak pas mesnatës së të mërkurës.

Persona të paidentifikuar duke dëmtuar një pjesë të murit të argjendarisë kanë mundur të hyjnë brenda dhe të grabisin një sasi të konsiderueshme sendesh me vlerë.

Mësohet se objekti që është në pronësi të një oficeri roje të burgut të Fushë-Krujës dhe shërbente edhe si pikë këmbimi valutor.

Vjedhja është konstatuar vetëm mëngjesin e sotëm nga të zotët e argjendarisë, të cilët kanë njoftuar forcat e policisë

Blutë e Krujës kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje.

Recommended