Të gjithë në këmbë për përgjimet, 5 orë raportim nga Ajazi, Tahiri, Çako dhe Llalla- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për më shumë se 5 orë në Komisionin e Sigurisë është mbajtur një seancë dëgjimore në lidhje me një pajisje me të cilën hidhen dyshime se janë kryer përgjime të një numri të madh zyrtarësh
Të paktën ky është pretendimi i opozitës.
I pari që dëshmoi dhe iu përgjigj pyetjeve të deputetëve ishte kreu i SHISH Visho Ajazi. Sipas kreut të Shërbimit Informativ dy muaj më parë kishte mësuar për futjen në Shqipëri të pajisjes IMSI Catcher dhe që ishte vendosur në Vlorë për trajnim.
I shqetësuar për faktin se pajisja kishte hyrë pa u deklaruar kishte informuar me gojë Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Më pas me kërkesë të Presidentit kishte vënë në dijeni kreun e shtetit. Kreu i SHISH deklaron se nuk kishte informuar kryeministrin me pretendimin se nuk ishte informacion i konfirmuar nga dy burime.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-gjithe-ne-kembe-per-pergjimet-5-ore-raportim-nga-ajazi-tahiri-cako-dhe-llalla/