Report TV - Idrizi:Politika shqiptare sot, ka vrarë shpresat,ka sjellë varfëri e padrejtësi

  • 8 years ago
Politika shqiptare ka vrarë shpresën e qytetarëve dhe ka sjellë vetëm varfëri, papunësi për çdo shqiptar.

Kjo ka qenë deklarata e bërë nga kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim e Unitet Shpëtim Idrizi gjatë një takimi më mbështetësit në rrethin e Devollit për anëtarësimet e reja dhe për zgjedhjet brenda partisë që do zhvillohen në 21 maj.

?Ne e dimë shumë mirë që politika shqiptare ka vrarë shpresat, ka sjellë padrejtësi, ka sjellë varfëri dhe ne e shohim përditë edhe nga partitë e mëdha. Por unë jam i bindur që shqiptarët do ta gjejnë shpresën e tyre, do ta gjejnë; jo thjesht se luftojnë për identitetin e tyre por edhe për qënien e tyre sa më afër qytetarëve. Unë jam i bindur që ne, nuk do dimë të importojmë njerëzit tanë, por ne dimë shumë mirë që sot na duhet një përfaqësues në pushtetin vendor, nesër në Parlamentin e Shqipërisë, një njeri që është për hallet e qytetarëve të Korçës dhe Devollit? .

Idrizi i bëri thirrje nga Devolli, Qeverisë Shqiptare dhe veçanërisht dy ministrave, të kthejnë vëmendjen e tyre tek kjo zonë, e cila ka njerëz punëtorë, që janë modeli më i mirë në Shqipëri.


Ndërsa deputetja Mesila Doda tha se qeveria shqiptare nuk po mbron produktet vendase, duke përfshirë edhe ato që prodhohen në Devoll. Për këtë ajo theksoi se do të çojë në Parlament një frymë të re, në mënyrë që të ndihmohen ata që punojnë tokën.

Recommended