Autori i akuzuar për vrasjen e policit në 1997 vrau dhe groposi Vasil Bibën- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e ndodhur në Zabel të Komunës së Dajtit. Bëhet fjalë për viktimën Vasil Biba, i cili u gjet në 14 shkurt të këtij viti, i groposur në këtë zonë.
Sipas policisë autori i kësaj ngjarje dyshohet të jetë shtetasi Bledar Mneri, i akuzuar edhe për vrasjen e një efektivi policie në vitin 1997. Sipas hetimeve Mneri dyshohet se vrau Bibën për një borxh të pashlyer.
?Nga hetimet e kordinuara të Policisë dhe Prokurorisë, dyshohet se motivi i kësaj vrasjeje ka qenë mashtrimi në fushën e ndërtimeve dhe shuma të mëdha të pashlyera (borxhe) nga ana e viktimes.Mneri ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim, të punonjësit të Policisë së Shtetit A.M., ndodhur në vitin 1997?, informon policia.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/autori-i-vrasjes-se-policit-ne-1997-vrau-dhe-groposi-vasil-biben/

Recommended