Report TV - Tërhiqet Basha, negociata me krerët e rretheve të PD-së

  • 8 years ago
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka nisur lëvizjet për të zbutur tensionet dhe reagimet e forta, që prodhoi vendimi i Kryesisë së Partisë Demokratike, për shtimin e 24 degëve të reja dhe zhvillimin e zgjedhjeve në 35 të tilla, pavarësisht rezultatit në zgjedhjet e fundit lokale. Lulzim Basha refuzoi të takonte në bllok kryetarët degëve, të cilët konstatojnë vendimin e kryesisë, por, kreu i demokratëve ka preferuar t?i presë në zyrë një nga një kryetarët e degëve kryesore, me qëllim për të sheshuar mosmarrëveshjet e dhe përçarjet para zgjedhjeve të 2017.

Pas anulimit të planifikuar javën që kaloi, Basha ka nisur negociatat me kryetarët e degëve, të cilët jo vetëm kanë ngritur zërin publikisht kundër vendimit të Kryesisë, por edhe kanë paralajmëruar humbjen e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 2017. Basha ka zhvilluar takime individuale në selinë e opozitës, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje konsensuale, për procesin e riorganizimit të Partisë Demokratike. Sipas burimeve, takimet janë karakterizuar nga momente tensioni dhe nervozimi, por Basha ka premtuar një zgjidhje, e cila sipas tij, do t?i shërbejë maksimalizimit të votave për Partinë Demokratike, në zgjedhjet e 2017.

Recommended