Vlorë, turistët preferojnë zonat historike jo plazhin-Ora News- Lajmi i fundit-

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pushuesit ditorë kanë shfaqur interes të posaçëm për zonat historike të Vlorës. Të ardhur kryesisht nga Kosova, turistët thonë se tek sheshi apo muzeu i pavarësisë, shohin të shkuarën historike të formimit të shtetit shqiptar.
Edhe pse na ndajnë pak ditë nga çelja zyrtare e sezonit turistik, në Vlorë plazhet ende nuk janë populluar.
Infrastruktura e rënduar rrugore, për shkak të bllokimit të aksit Skelë-Uji ftohtë ku po punohet për ndërtimin e Lungomares dhe trafiku i rënduar i akseve dytësore ka privuar bregdetin nga pushuesit.
Ndërkohë ka nisur të ketë më shumë interes gjatë kësaj periudhe për pjesën historike të Vlorës. Sheshi i flamurit dhe muzeu i Pavarësisë kanë qënë objekt interesi për pushues ditore kryesisht nga Kosova.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vlore-turistet-preferojne-zonat-historike-jo-plazhin/