Kanceri i lëkurës, mjekët: Mbroni nishanët nga rrezet e diellit gjatë verës- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Qëndrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në çdo javë diagnostikohen mesatarisht 3-4 pacientë me Melanomë që njihet edhe si kanceri më i rrëzikshëm i lëkurës. Bluzat e bardha thonë se ka një ulje të moshës së të prekurve deri në kufijt e adoleshencës prandaj rekomandojnë shmangien e rrezeve ultraviolet gjatë verës. Mjekët apelojnë qytetarët të tregohen të kujdesshëm me ekzspozimin e nishaneve gjatë sezonit të plazhit.
Në shërbimin e dermatologjisë, në QSUT në çdo javë diagnostikohen me kancerin e lëkurës ose sië njihet ndryshe Melanomë, 3 deri në 4 pacientë. Melanoma është një ndër tumoret më të rrezikshme të lëkurës dhe nëse sëmundja është neglizhuar ajo mund të avancojë deri të humbje të jetës. Shkenca ende nuk ka bërë studime të plota për shkaqet e Melanomës, por më të riskuarit janë të gjtihë ata persona që ekspozohen ndaj rrezeve ultravioletë ata që kanë mbi 30 nishane në trup, të gjithë perosnat që kanë lëkurë të çelur dhe ata që kanë histori familjare me kancer.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/shendetesi/mjeket-mbroni-nishanet-nga-rrezet-e-diellit-gjate-veres/

Recommended