Orët e fundit për dorëzimin e formularit të dekriminalizimit- Ora News- Lajmi i fundit-

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëse të zgjedhurit publik përfshirë edhe zyrtarët e administratës publike nuk do të kenë dorëzuar formularin e dekrimanilizimit brenda orës 16:00 të ditës së sotme që përcaktohet si orar zyrtar ,rrezikojnë të humbasin vendin e punës.
Ndërkohë Departamenti i Administratës Publike ka shtuar sportelet për të lehtësuar procesin e plotësimit të formularit, dhe shton se kush nuk e dorëzon, largohet nga detyra.
Dorëzimet e formularëve sipas KQZ vetëm disa orë para mbylljes së afatit zyrtar janë intensifikuar dhe se tashmë kanë mbetur edhe shunmë pak persona pa i dorëzuar ende.
Formulari për modelin e të cilit u deshën orë të gjatë negociatash mes palëve nis me plotësimin e gjeneraliteteve aktuale që mban personi në fjalë, vazhdon me deklarimin e gjeneraliteteve të tjera nëse ka.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/oret-e-fundit-per-dorezimin-e-formularit-te-dekriminalizimit/