Report TV - Basha pas takimit me Lu: Opozita plan për nxjerrjen e vendit nga kriza

  • 8 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh sot pas takimit me ambasadorin amerikan Donald Lu, se opozita do të përpilojë një plan për daljen e vendit nga kriza.

Kreu i PD akuzoi qeverinë si të lidhur me krimin e organizuar, ndërsa cilësoi domosdoshmëri ofrimin e një alternative për nxjerrjen e vendit nga kriza.

"Vendi është në situatë të rëndë ekonomike. PD merr përsipër misionin e përballjes me keqqeverisjen. Miliarda euro përfundojnë në xhepa oligarkësh. Ne do të gjejmë rrugëdaljen për nxjerrjen e vendit nga kriza", u shpreh Basha.

Recommended