Report TV - Kapriçot e motit, dielli i le vendin shirave, moti i keq deri javën tjetër

  • 8 years ago
Pas disa ditëve me diell dhe temperaturave të larta, janë rikthyer shirat. Kjo fundjavë ka qenë e dominuar nga reshjet, ndërsa temperaturat janë ulur me disa gradë.

Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do të jetë edhe në ditët e para të javës, ndërkohë që rreziku I problemeve nga prurjet e mëdha te lumenjeve është prezent. Zonat ku dendësia e reshjeve do të jetë më e madhe është Shqipëria e mesme, kryesisht Tirana, Durrësi, Elbasani por edhe Lezha.

Kjo e diel ka qenë edhe dita me dendësinë më të lartë të reshjeve, por fatmirësisht nuk janë shënuar probleme nga rritja e prurjeve të lumenjve.

Moti i paqëndrueshëm do ta shoqërojë vendin tonë deri mbrëmjen e së martës, ndërkohë që edhe temperaturat do të vijojnë të jenë më të ulëta se në ditët e fundit