Asambleja e PS zgjedh strukturat me përjashtime dhe vetëpërjashtime

  • 8 years ago
Ben Blushi lajmëron nga Asambleja Kombëtare e PS-së, ku u përjashtua nga kandimi në Kryesi dhe Sekretariat, një parti të re, duke e lënë këtë më shumë si dëshirë të shqiptarëve sesa të atij vetë. Ndërsa Arta Dade dhe Namik Dokle zgjodhën vetëpërjashtimin nga lista e Kryetarit të partisë për anëtarë Kryesie. Dade e justifikoi me parimet, kurse Dokle me moshën, e megjithatë për të dy partia adresoi mirënjohje. Asnjë dyshim për postin e Sekretarit të Përgjithshëm që do ta mbajë Gramoz Ruçi, ndërsa Koço Kokëdhimës i besohet Sekretariati i Emigracionit.

Recommended